INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Globe Soccer Awards’: Messi lojtari më i mirë i vitit 2015

‘Globe Soccer Awards’: Messi lojtari më i mirë i vitit 2015

Publikuar më: 16:15 28-12-2015

Globe Soccer Awards ka zgjedhur yllin e Barcelones Lionel Messin si lojtarin më të mirë të vitit që po lëmë pas, vitit 2015. Argjentinasi ka arritur të rrëzojë nga fronti Cristiano Ronaldon, i cili e kishte fituar këtë çmim një vit më pare.Cmimi më i rëndësishëm, ai i futbollistit më të mirë të vitit ishte edhe cmimi që mbylli mbrëmjen dhe juria e përzgjedhur kurorëzoi Lionel Messin, që mundi në këtë konkurrim dy kandidaturat e tjera Gianluigi Buffon dhe Cristiano Ronaldo. Skuadra e Barcelonës mori katër cmimet e fundit të mbrëmjes, përfshirë edhe cmimet si klubi më i mirë i vitit si dhe atë si klubi më i pëlqyer nga mediat, ndërkaq cmimin e presidentit më të mirë të vitit 2015 natyrisht e meritoi presidenti i 40 i Barcelonës Josep Maria Bartomeu.Trajneri më i mirë i vitit u shpall trajneri i Belgjikës Marc Wilmots, i cili u vlerësua për ngjitjen e Kombëtares Belge në vendin e parë, në klasifikimin e FIFA-s. Me cmimin e karrierës u vlerësuan dy futbollistë që janë në vitet e fundit të karrierës, bëhet fjalë për Andrea Pirlon që vlerësoi si kulmin e karrierës fitimin e Kupës së Botës në vitin 2006, dhe Frank Lampard si arritjen më të madhe, kur me Chelsea-n mundi Bajernin brenda në Mynih pas ekzekutimit të 11-metërshave, dy futbollistë që kanë parapëlqyer për të vazhduar karrierën e tyre përtej oqeanit, në Major League Soccer, madje me të njëjtin ekip New York City. 23-vjecari nga Arabia Saudite Yasir Alshahrani u shpall si futbollisti më i mirë i vitit nga lojtarët e Gjirit Persik, ndërsa arbitri Irmatov nga Uzbekistani mori cmimin e gjyqtarit më të mirë të vitit 2015.Ndësa ekipi i Benfica-s fitoi Cmimin Akademia më e Mirë e Vitit, Jorge Mendes, 50-vjecari portugez, për të gjashtin vit radhazi mer cmimin e menaxherit më të mirë të vitit. Mbrëmja Gala nisi me kurorëzimin e Benfica-s që fitoi Cmimin Akademia më e Mirë e Vitit, ndërsa Jorge Mendes vazhdon të jetë i pamundur në Dubai, pasi 50-vjecari portugez koleksionoi për të gjashtin vit radhazi cmimin e menaxherit më të mirë të vitit.Ky ishte edicioni i 6 i Globe Soccer Awards, sidoqoftë cmimet që vlejnë do të shpërndahen në fillim të vitit të ardhshëm, më 11 janar, në Sallën e Kongreseve në Zyrih kur do të organizohet edhe mbrëmja Gala e FIFA Ballon d’Or.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036931037902832