INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zyrtari i lartë amerikan mohon komplotin për të rrëzuar Trump. Reagon djali i Presidentit

Zyrtari i lartë amerikan mohon komplotin për të rrëzuar Trump. Reagon djali i Presidentit

Publikuar më: 09:14 22-09-2018

Zëvendësprokurori i Përgjithshëm i SHBA Rod Rosenstein ka mohuar një raport që ai diskutoi duke thirrur një klauzolë kushtetuese, amendamentin e 25-të për të larguar presidentin Donald Trump nga posti. New York Times, zbuloi bisedat për herë të parë ditën e premte, duke cituar burime anonime nga departamenti i Drejtësisë dhe deklarata të shkruara gjatë bisedave të fshehta. Zyrtari i dytë më i lartë i Amerikës tha se akuza ishte "e pasaktë dhe faktikisht e gabuar". New York Times, duke përmendur burime anonime, gjithashtu tha se Rosenstein kishte sugjeruar që fshehurazi të regjistronte Trump për të ekspozuar kaosin në Shtëpinë e Bardhë. Por një burim i tha BBC se komenti ishte sarkastik. Rosenstein është raportuar të ketë bërë vërejtjet pasi Trump shkarkoi drejtorin e FBI vitin e kaluar. James Comey kishte mbikëqyrur hetimin e agjencisë së tij për zbatimin e ligjit lidhur me lidhjet e dyshuara midis fushatës së Trump dhe Rusisë.
Trump iu referua "gjërave të Rusisë" kur u pyet përse u hoq.
Trump tha në një tubim në Misuri në mbrëmjen e së premtes se kishte një "shqetësim të vazhdueshëm" për atë që ishte duke u ekspozuar në Departamentin e Drejtësisë të SHBA. Ai tha se do të shpëtojë prej saj ashtu si administrata e tij "kishte shpëtuar nga njerëz të këqij në FBI".

Trump ka shprehur pakënaqësi për Rosenstein, duke e quajtur atë "të dobët" dhe duke e akuzuar atë vitin e kaluar se ishte një demokrat. Rosenstein është një republikan i cili u propozua nga George W Bush në postin e tij të mëparshëm si avokat amerikan në Maryland. Të premten, djali i presidentit, Donald Trump Jr, shkroi: "i Tronditur!!! Absolutisht i tronditur !!! Ohhh, jeni duke bë shaka në këtë pikë? Askush nuk është i tronditur pasi ky djalë nuk do të mund të bëj asgjë, pasi nuk e ka fuqinë për të minuar [Donald Trump]. "
Udhëheqësi i pakicës në Senat Chuck Schumer tha të premten se historia me Rosenstein nuk duhet të përdoret për "qëllimin e korruptuar" për ta pushuar atë nga puna.” Zyrtarë të tjerë të lartë të administratës kanë kritikuar Trump pa u pushuar nga puna”, vuri në dukje Schumer.

Article Logic
Execution time: 0.0036640167236328