INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sulmi vdekjeprurës me armë në paradën ushtarake të Iranit

Sulmi vdekjeprurës me armë në paradën ushtarake të Iranit

Publikuar më: 09:33 22-09-2018

Disa persona kanë hapur zjarr gjatë një paradë ushtarake iraniane në qytetin jugperëndimor të Ahvaz, duke vrarë disa njerëz, përfshirë edhe civilë, dhe duke plagosur së paku 20 vetë. Mediet shtetërore raportojnë se sulmuesit e veshur me uniforma ushtarake qëlluan nga një park pranë vendit ku po bëhej parada. Mendohet se pas këtij sulmi qëndrojnë militantët islamikë. Irani po shënon përvjetorin e fillimit të luftës së viteve 1980-88 me Irakun me disa parada të realizuara në mbarë vendin. Agjencia e lajmeve Fars tha se sulmi filloi nga ora 09:00 me orën dhe në të u përfshin të paktën dy persona të armatosur. “Sulmuesit gjuajtën mbi civilët dhe u përpoqën të sulmonin zyrtarët ushtarakë në podium”, raporton Fars. Fotografi nga vendi i ngjarjes tregojnë ushtarët e plagosur teksa i largojnë. “Të shtënat zgjatën rreth 10 minuta, por forcat e sigurisë tani kanë në kontroll të situatës”, thotë media shtetërore. Ahvaz ishte një nga qytetet që panë protesta të mëdha anti-qeveritare për rënien e standardeve të jetesës në fund të vitit të kaluar.

Article Logic
Execution time: 0.0035350322723389