INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zyrtare: Ky është gjyqtari i ndeshjes Shqipëri – Rumani

Zyrtare: Ky është gjyqtari i ndeshjes Shqipëri – Rumani

Publikuar më: 14:10 17-06-2016

Pavel Kralovec do ta gjykoj ndeshjen Shqipëri – Rumani.

UEFA zyrtarizoi gjyqtarin e ndeshjes së të dielës, ku Shqipëria do të përballet me Rumaninë, në sfidën e fundit të Grupit A. Drejtësia në Stade de Lyon do të vendoset nga çeku, Pavel Kralovec.

Edhe pse është prej të paktën 7 vjetëve pjesë e arbitrave elitarë në Europë, duke drejtuar ndeshje në Champions dhe Europa League, turneu në Francë është pjesëmarrja e dytë në evenimentet madhore në arenën ndërkombëtare përsa i takon Europianëve apo Botërorëve.

Në Euro 2012, inxhinieri 38-vjeçar  ishte vetëm në rolin e gjyqtarit të katërt, ndërsa ishte edhe mes 52 arbitrave kandidatë për Botërorin “Brazil 2014”. Por, tashmë Pavel Kralovec, vlerësohet si një prej gjyqtarëve më të mirë në qarkullin për momentin.

Sfida ndërmjet Shqipërisë dhe Rumanisë, do të jetë e dyta për “bilbilin” çek në Euro 2016, pasi të enjten ai drejtoi ndeshjes, ku Irlanda e Veriut fitoi në mënyrë surprizë me Ukrainën.

Kjo është hera e parë që Kralovec do të drejtojë një ndeshje ku në fushë është Shqipëria apo një skuadër nga vendi ynë dhe të gjithë shpresojnë që ai të jetë fatsjellës.

Article Logic
Execution time: 0.0044369697570801