INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Italia mund edhe Suedinë, kualifikohet në fazën tjetër

Italia mund edhe Suedinë, kualifikohet në fazën tjetër

Publikuar më: 18:17 17-06-2016

Pas Francës, Italia bëhet skuadra e dytë që arrin të sigurojë kualifimin për fazen e finaleve të Europianit. Skuadra e drejtuar nga Conte, mposhti në minutat e fundit Suedinë, e cila nuk kishte forcën e duhur për të marrë të paktën një pikë në këtëtakim.Italianët, pas fitores së marrë në ndeshjen e parë kundër Belgjikës, kanë menduar më shumë të mbrohen dhe të godasin me kundërsulm, një skemë kjo që ka dhënë përsëri rezultat me sulmuesin e Inter, Eder, që ka ndëshkuar suedezët në minutën e 88-të dhe i ka dhuruar kualifikimin Italisë. Italia, një ekip cinik, por që arrin të marrë maksimumin në këto ndeshje Europian, duke kryesuar grupin me 6 pikë, ndërkohë Suedia dhe Irlanda ndajnë vendin e 2-të dhe të 3-të me 1 pikë, ndërsa vendi i fundit mbahet nga Belgjika me 0 pikë.

Article Logic
Execution time: 0.004364013671875