INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zyrtare/ Braktis Flamurtarin titullari i radhës!

Zyrtare/ Braktis Flamurtarin titullari i radhës!

Publikuar më: 11:43 05-02-2019

Sot është larguar përfundimisht nga Vlora edhe mesfushori tetovar Muhamed Useini.

Pas ultimatumit për pagat, klubi nuk ka likuiduar 30-vjeçarin dhe ky i fundit është shpallur automatikisht lojtar i lirë.

Mësohet se Useini kishte dërguar një shkresë në FIFA për pagat e prapambetura, por kaloi çdo afat për pagesat dhe nga ky moment lojtari mund të zgjedhe cilën skuadër të dojë, por jo në Kategorinë Superiore, pasi merkato është mbyllur.

Gjasat janë që tetovari të rikthehet në kampionatin maqedonas, teksa emri i tij është lakuar te skuadra e Rabotniçkit.

Article Logic
Execution time: 0.0021469593048096