INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zvërnci, Maldivet e ardhshme... Zbulohet projekti që do të zhvilloj dhe më shumë turizmin [FOTO]

Zvërnci, Maldivet e ardhshme... Zbulohet projekti që do të zhvilloj dhe më shumë turizmin [FOTO]

Publikuar më: 16:58 24-08-2018

Nëse po mendoni se këto dizajnë i përkasin Maldiveve, gaboheni, do jetësohen në Shqipëri.

Zbulohet plani që ka një studio arkitekture dhe dizajni me seli në kryeqytetin shqiptar Tiranë. “UDVarchitects” pritet të ndërtojë një kompleks me shtëpi pushimi në Zvërnec, në pjesën e lagunës, mes tokës e ujit. “UDVarchitects” ka zgjedhur një terren të përshtatshëm, me një peizazh mahnitës, në një nga vendet më të qeta që ofron natyra shqiptare.

1535107370_fotglaeiraaaa4ook.jpg

Të gjithë ata që do kenë fatin të akomodohen në këto shtëpi, do kenë mundësinë unike të shijojnë edhe produktet e një rezervati peshku të ndërtuar afër tyre.

Por ky nuk është projekti i vetëm. “UDVarchitects” ka në plan të ndërtojë edhe një fshat turistik në brendësi të pyllit në Llogara. Shtëpitë do të ndërtohen në harmoni me natyrën, pa beton, me dru e xham, siç mund të shihni edhe në foto.

1535107370_2fotglaeiraaaa9.jpg

Këto vila ju japin mundësinë të flini duke parë yjet, e të zgjoheni nga rrezet e para të diellit. Projekti duket mjaft ambicioz. Shihni fotot për të kuptuar të ardhmen e ndërtimit dhe ndjehuni me fat që janë në Shqipëri, e mund t'i shijoni!

1535107370_1fotglaeiraaaa1.jpg1535107370_fotglaeiraaaa6.jpg1535107370_fotglaeiraaaa5ok.jpg1535107370_fotglaeiraaaa5.jpg1535107370_fotglaeiraaaa4ook_1.jpg1535107370_fotglaeiraaaa4.jpg1535107370_fotglaeiraaaa3ok.jpg1535107370_fotglaeiraaaa2.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0041239261627197