INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tjetër aksident në Kukës, katër plagosur, njëri prej tyre rëndë

Tjetër aksident në Kukës, katër plagosur, njëri prej tyre rëndë

Publikuar më: 16:33 24-08-2018

Një tjetër aksident është regjistruar në Kukës ku si pasojë katër persona kanë mbetur të plagosur, njëri prej tyre në gjendje të rëndë.

Aksidenti është shënuar në aksin Kukës-Peshkopi, ku shkak për aksidentin është bërë shpejtësia e lartë dhe parakalimi i gabuar.

Dy nga të plagosurit janë burrë dhe grua që po udhëtonin në njërën makinë te ‘Ford’-i, ndërsa dy të tjerët po udhëtonin në makinën tjetër.

Njëra nga makinat është me targa italiane.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje.

Article Logic
Execution time: 0.0040309429168701