Ndërkohë që prishja e Teatrit Kombëtar është kthyer në një temë të nxehtë ditët e fundit, kryeministri Rama nuk e ka kursyer ironinë mëngjesin e sotëm.
Teksa një ditë më parë shefi i qeverisë Edi Rama tha se Teatri Kombëtar do të ndërtohet pavarësisht kundërshtimit të minorancës, sot, ai ka dhënë një tjetër mesazh, duke ruajtur të njëjtën linjë.
Në faqen e tij në Facebook ai ka postuar një video nga punët e bëra të Pazari i Ri, Parku i Liqenit, stadiumi, shoqëruar me protesta dhe kundërshtime. Në fund të videos, është edhe Teatri, si është i rrënuar e si do të bëhet sipas projektit.
“MIRËMËNGJES ? dhe me atë shprehjen popullore, “Zoti u shtoftë inatin, që të na shtojnë takatin”, ju uroj një ditë të mbarë?”, shkruan Rama.
![\"Zoti u shtofte inatin\"! Ja kë ironizon Rama që në mëngjes [VIDEO]](https://cms.intv.al/media/k2/items/cache/3843eeb39441e6aa6f7875d629f44c6a_L.jpg)