INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zonat e mbrojtura do “mbrohen” më shumë! Më në fund miratohet ligji…

Zonat e mbrojtura do “mbrohen” më shumë! Më në fund miratohet ligji…

Publikuar më: 15:29 04-05-2017

Në sencën e fundit të kësaj legjslature me “fat” ishin dhe zonat e mbrojtura pasi për to u miratua një ligj i ri. Qëllimi i tij lidhet me domosdoshmërinë për menaxhimin dhe mbrojtjen e territoreve të mbrojtura.
Për herë të parë në ligj është parashikuar që një investim privat në një zonë të mbrojtur nuk do të duhet të marrë vetëm miratim nga Ministria e Mjedisit, por do të duhet të kalojë për shqyrtim edhe në Këshillin Kombëtar të Territorit.
Nga ana tjetër parashikohet një kategorizim i zonave të mbrojtura nga ato rreptësishtë të ndaluara për aktivitete të ndryshme e deri tek ato ku do të mund të lejohen aktivitete të ndryshme.
Ligji sjell vetëm përparësi në përfitimet që do të kenë Zonat e Mbrojtura, të shpallura aktualisht apo ato që do të shpallen në të ardhmen duke përcaktuar qartë procedurën e shpalljes së një zone të mbrojtur.
Më herët projektligji “Për Zonat e Mbrojtura” ka kaluar në një sërë konsultimesh me publikun dhe ekspertë të fushës.

Article Logic
Execution time: 0.0037908554077148