INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
10 ditë kohë Ivanov. Xhaferi: Të krijojë qeverinë e re maqedonase

10 ditë kohë Ivanov. Xhaferi: Të krijojë qeverinë e re maqedonase

Publikuar më: 15:10 04-05-2017

Kryetari i porsazgjedhur i Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, deklaron se Presidenti Gjorgje Ivanov ka 10 ditë kohë në dispozicion për të mandatuar kryeministrin e ri të vendit. Qëndrimi i Ivanovit ka qenë deri më tani refuzues, por Xhaferi zotohet t’i shfrytëzojë kompetencat e tij si kryetar e të vazhdojë me procedurat parlamentare konform Kushtetutës. Ai është shprehur gjatë një interviste dhënë “Kohës ditore” se “nëse brenda kësaj periudhe, kreu i shtetit nuk e dorëzon mandatin e krijimit të ekzekutivit, atëherë Parlamenti do ta zgjedhë vetë qeverinë”. Ndërkohë Talat Xhaferi, po realizon vizitën e tij të parë si kryeparlamentar në Bruksel, ku do të diskutojë mbi situatën në Maqedoni, si dhe vazhdimin e procesit të formimit të qeverisë së re si shprehje e shumicës parlamentare. Ndërkohë kreu i qeverisë Nikolla Gruevski ka komentuar në facebook nisjen e punës së kryetarit të Parlamentit Talat Xhaferi duke u shprehur se kjo është një diktaturë.
“Talat Xhaferi hyri në zyrën e kryetarit të kuvendit brutalisht duke shkelur kushtetutën, ligjin dhe rregullat e kuvendit. Çdo gjë që unë do të bëjë në të ardhmen me pjesëmarrjen e tij, nënshkrime apo aktivitete, do të jenë fryti i pemës helmuar, do të jenë fryti i aktit diktatorial të emërimit të kryetarit të kuvendit. Shumë Qeveritë diktatoriale janë të njohura nga sistemet demokratike, për një arsye ose një tjetër.”

Article Logic
Execution time: 0.0035150051116943