INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Zogjtë e Korbit” tension mes Ramës dhe Bashës në Kuvend

“Zogjtë e Korbit” tension mes Ramës dhe Bashës në Kuvend

Publikuar më: 14:03 22-02-2018

Tension në sallën e Kuvendit mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetëve të opozitës. Ka qenë Kryeministri Edi Rama, i cili teksa po fliste për ndihmën ekonomike në foltoren e Kuvendit, i ka etiketuar deputetët e opozitës si “zogjtë e korbit”. Kaq ka mjaftuar që deputetët demokratë të reagonin ashpër dhe ti afrohen foltores duke i kërkuar llogari Ramës për gjuhën e përdorur.
Edi Rama
“Tritan, ne nuk krahasohemi me kohën e zogut po përballë zogjve të kohës që jeni ju dhe fluturoni si korbat mbi çdo gropë që hapët duke kërkuar llogari prej nesh. Urdhëro, vazhdoni fluturoni, po ta mësojnë njerëzit se ju jepnit 38 mln dollarë për ndihmën ekonomike, ne japim 48 milion dollarë. Subvencioni juaj për energjinë, ujin librat e kështu me radhë ishte minimal”.
Pas tërheqjes së vëmendjes nga kryetari i Kuvendit, deputetët e opozitës u larguan nga salla e parlamentit.
Më herët kreu i opozitës i bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen në protestë kundër qeverisë.
Lulzim Basha:
“Ftoj qytetarët ti bashkohen protestës së studentëve, artistëve, aktorëve, pedagogëve, ta çlirojmë Shqipërinë nga këta 50 banditë dhe të marrim në dorë fatet tona”.

Article Logic
Execution time: 0.0037760734558105