INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zjarri në Shëngjin: Përkeqësohet situata, arrestohet autori

Zjarri në Shëngjin: Përkeqësohet situata, arrestohet autori

Publikuar më: 09:30 26-08-2016

Janë aktivizuar gjatë natës sërish vatrat e zjarrit në malin e Rrencit në Shëngjin, ndërsa raportohet se situata është problematike pasi flakët janë në afërsi të qytetit. Sipas të dhënave mësohet se zjarri vijon të jetë aktiv edhe tek ''Rana e Hedhun'', ku rrezikohen 4 banesa dhe zjarrfikësit e kanë të pamundur të ndërhyjnë për shkak të terrenit të vështirë.
Zjarrfikësit dhe ushtria gjatë gjithë natës kanë qenë në gatishmëri duke luftuar me flakët.
Ndërkohë Policia e Shtetit lajmëron se ka vënë në pranga autorin e vënies së zjarrit në malin e Shëngjinit.
Sipas uniformave blu është arrestuar në flagrancë shtetasi Preng Përgjoni, 63 vjeç banues në Lezhë pasi dyshohet se është autori i vënies së zjarrit në malin e Shëngjinit.zjarri
Arsyeja e djegies është për shkak të ripërtëritjes së kullotave me qëllim kullotjen e bagëtive që kanë në stanin e tyre në Malin e Shëngjinit, i cili ndodhet në fillim ku ka qenë vatra e zjarrit.

Article Logic
Execution time: 0.0033469200134277