INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zjarri në Kaliforni. Më i madhi në historinë e vendit

Zjarri në Kaliforni. Më i madhi në historinë e vendit

Publikuar më: 09:15 07-08-2018

Zjarret në Kaliforni janë përhapur aq shumë saqë është konsideruar zjarri më i madh aktiv në historinë e shtetit, thanë zyrtarët të hënën. Zjarret binjake, të njohura si zjarri i kompleksit Mendocino janë përhapur me shpejtësi në ditët e fundit duke djegur 283.800 hektarë tokë, një zonë pothuajse në madhësinë e Los Anxhelosit. BBC raporton se zjarrfikësit po përpiqen të shuajnë 16 vatra të mëdha në të gjithë shtetin mes motit të nxehtë, erërave të forta dhe lagështirës së pakët. Të paktën shtatë vetë kanë vdekur në zjarrin në Carr, në veri të shtetit. Ndërkohë Presidenti i SHBA Donald Trump ka përsëritur në mediat sociale se zjarri  po përhapet më shumë për shkak të ligjeve mjedisore të Kalifornisë. Zyrtarët vendas dhe ekspertët kanë kritikuar komentet e tij në Tëitter. Më shumë se 14,000 zjarrfikës dhe qindra ushtarë amerikanë po përpiqen të vënë nën kontroll zjarrin e përhapur në të gjithë vendin. Shefi i Shërbimit Kombëtar Meteorologjik të Motit, Brian Hurley ka paralajmëruar se kushtet nuk do të përmirësohen me temperatura deri në 43 gradë celcius. Zyrtarët thonë se zjarri i kompleksit Mendocino, i cili përbëhet nga dy zjarre të afërta që po trajtohen si incidenti i njëjtë, e ka tejkaluar Thomas Fire të vitit të kaluar duke u bërë kështu zjarri më i madh në historinë e shtetit. Scott McLean, një zëvendësshef i Departamentit të Pyjeve dhe Mbrojtjes nga Zjarri (CalFire) në Kaliforni i përshkroi zjarret si "jashtëzakonisht të shpejtë, agresivë dhe jashtëzakonisht të rrezikshëm" . Autoritet paralajmërojnë se mund të marrë një javë tjetër për të vënë flakët nën kontroll.

Article Logic
Execution time: 0.0042250156402588