INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zjarri 4 mijë vjeçar që nuk është shuar për asnjë sekondë

Zjarri 4 mijë vjeçar që nuk është shuar për asnjë sekondë

Publikuar më: 15:02 22-06-2019

Një zjarr në gadishullin Absheron të Azerbajxhanit nga asnjë nuk shuhet. "Ky zjarr është ndezur 4,000 vjet dhe kurrë nuk ka ndalur", thotë Aliyeva Rahila që punon si udhërrëfyese. 

Mali për shkak të këtij zjarri quhet “Mali që digjet”. Aty shkojnë shumë vizitorë pasi e konsiderojnë dhe si vend të mirë.
"Edhe kur bie shi, dëborë apo ka erë të fortë këtu, zjarri kurrë nuk ndalon së djeguri”, tregon ajo në vijim, shkruan CNN.
Ky vend ka ngjallur shumë kuriozitet ndër shekuj nga kalimtarët.
Eksploruesi venecian, Marco Polo e përshkroi zjarrin si fenomen misterioz kur kaloi në shekullin e 13-të.
Tregtarët e tjerë të Rrugës së Mëndafshit kanë përhapur ide nga më të ndryshme ndërsa udhëtonin për në toka të tjera.
Zjarret që më parë kanë qenë më të shumë në këtë gadishull, kanë luajtur rol kyç në fenë e lashtë zoroastriane, që u themelua në Iran e më pas lulëzoi në Azerbajxhan.
Zjarre të tilla shekuj më parë ishin të shumta në Azerbajxhan. Sipas një teze tjetër, zjarri misterioz është për shkak të presionit të gazit nëntokësor. Shumë zjarre janë shuar dhe ky në malin “Yanar Dag” konsiderohet mbrslënës dhe ende ngjall kuriozitet.

zjarri_qe_nuk_shuhet_1.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0030379295349121