INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Prestigjozia Euronews vëmendje të veçantë për protestën e paqtë të opozitës [VIDEO]

Prestigjozia Euronews vëmendje të veçantë për protestën e paqtë të opozitës [VIDEO]

Publikuar më: 15:57 22-06-2019

Gjigandi mediatik Euronews ashtu siç ka ndodhur në protestat e mëparshme ka ndjekur nga afër situatën politike në Shqipëri.

Euronews i ka kushtuar një kronikë protestës së mbrëmshme paqësore të opozitës.

Media ndërkombëtare transmeton mesazhet kryesore të opozitës, si dhe flet për qëndrimin e kryeministrit Edi Rama, i cili pavarësisht krizës është i vendosur të zhvillojë zgjedhje.

Artikulli i plotë i Euronews:

‘’Mijëra simpatizantë të opozitës, disa prej tyre të veshur me maska me fytyrën e Kryeministrit Edi Rama, protestuan sërish poshtë kryeministrisë.

Disa prej protestuesve mbanin pankarta që shkruanin "Asnjë zgjedhje pa opozitë" ose "Rama Ik".

Pavarësisht gjithë protestave të organizuara që nga shkurti nga ana e opozitës, kryeministri Rama duket I vendosur për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

"Zgjedhjet i përkasin popullit dhe askush nuk mund ta minojë këtë të drejtë themelore për popullin dhe sundimin themelor të sistemit tonë", është shprehur Rama.

Partitë e opozitës kanë bojkotuar parlamentin prej disa muajsh duke kërkuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, si dhe duke akuzuar qeverinë për manipulimin e votave.

Ndwrkohw Rama wshtw shprehur se qëllimi kryesor i tyre është të prishin përpjekjet e vendit për të nisur negociatat e plota të anëtarësimit me Bashkimin Evropian.

"Kjo është bërë për këtë, është bërë për të ndikuar negativisht. Është bërë për të treguar në Evropë se ky vend nuk është i qëndrueshëm, se ky vend nuk meriton të merret seriozisht dhe është një plan i tërë, është e qartë; madje nuk është as sekret, është e qartë, është e hapur, është duke u shpalosur çdo ditë, ju e dini".

Megjithatë, gjatë protestës të së premtes, disa protestues tundnin flamujt e SHBA, Europës dhe Gjermanisë.

"Ne jemi duke kërkuar të drejtat tona, ata (qeveria shqiptare) i kanë vrarë ato për gjashtë vite që kur ata kanë qenë në pushtet", tha protestues Novalik Dokaj.

Një tjetër protestues, Enver Ibraj, tha:

"Ne dolëm për t'i larguar ata (qeveria). Është një qeveri e krimit dhe drogës."

Për herë të parë që nga fillimi i mitingjeve, asgjë nuk u hodh drejt policisë, duket si pasojë e thirrjeve intensive nga vendet perëndimore për të ndaluar dhunën.’’

 

Article Logic
Execution time: 0.0040509700775146