INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zjarret ‘pushtojnë’ Kaliforninë, evakuohen rreth 8 mijë persona

Zjarret ‘pushtojnë’ Kaliforninë, evakuohen rreth 8 mijë persona

Publikuar më: 09:43 10-07-2017

Kalifornia vijon të digjet.

Asnjë moment pushimi as në veri dhe as në jug.

I nxehti ka pushtuar Kaliforninë, ndërsa era ka favorizuar përhapjen e flakëve.

Më shumë se 8 mijë persona janë detyruar të braktisin shtëpitë.

Në zonën e Santa Barbara janë dy vatra zjarri dhe flakët i afrohen qytetit të San Luis Obispi.  Por edhe në veri vijojnë të digjen kodrat. Edhe fotot dëshmojnë për një ferr të vërtetë, gjithçka e shndërruar në shkrumb e hi.

Rreth 2300 policë dhe zjarrfikës kanë qënë në shërbim por Kalifornia është përulur përpara flakëve.

Article Logic
Execution time: 0.0037450790405273