INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I nxehti afrikan arrin në Shqipëri,  ja kur pritet të bjerë shi

I nxehti afrikan arrin në Shqipëri, ja kur pritet të bjerë shi

Publikuar më: 10:39 10-07-2017

Prej të premtes në vend është rikthyer sërish i nxehti, i cili pritet të zgjasë deri në mesin e Korrikut.

Vetëm atëherë, sinoptikanët thonë se do të ketë ulje të temperaturave dhe mundësi për reshje lokale shiu.

Krahasuar me verën e vitit 2015, si më e nxehta e regjistruar nga sinoptikanët, vera e këtij viti do të jetë afërsisht në të njëjtat vlera.

Ata që kanë parashikuar pushimet në 15-ditëshin e dytë të muajit korrik, të qëndrojnë të qetë pasi korriku do të mbyllet me temperatura të larta deri në 39 gradë.

Article Logic
Execution time: 0.0034999847412109