INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zjarr në banesat sociale në Shkozë. Panik tek banorët, zbresin me vrap...

Zjarr në banesat sociale në Shkozë. Panik tek banorët, zbresin me vrap...

Publikuar më: 14:03 07-02-2019

Një zjarr ka rënë në një prej banesave sociale në Shkozë, duke shkaktuar panik tek banorët. Në kuzhinën e një prej apartamenteve dyshohet se ka pasur rrjedhje gazi dhe flakët janë përhapur me shpejtësi.

Banorëve u është dashur që të vrapojnë nëpër shkallë për të mos u asfiksuar. Zjarrfikësit kanë arritur të vënë në kontroll flakët, duke mos lejuar përhapjen e tyre.

Pritet që pas hetimeve të zbulohet edhe shkaku i rënies së zjarrit.

Article Logic
Execution time: 0.0038599967956543