INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zjarr masiv në Rrerës të Patosit, rrezikohen banesat

Zjarr masiv në Rrerës të Patosit, rrezikohen banesat

Publikuar më: 17:55 07-09-2017

Një zonë e Patosit është përfshirë nga një zjarr masiv sot. Nga të dhënat paraprake mësohet se vatra e zjarrit është pranë fshatit Rrerës të Patosit ku janë djegur qindra rrënjë ulliri. Banorët e fshatit kanë dhënë alarmin pasi nga zjarri rrezikohen disa shtëpi që gjendjen pranë. Ende nuk dihen rrethanat se si ka rënë zjarri, ndërsa forcat e zjarrfikëses ndodhen në vendin e ngjarjes.

Article Logic
Execution time: 0.0035741329193115