INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zjarr e molotov në drejtim të KZAZ-ëve, tensione në Shkodër e Berat, reagon ministri Lleshaj!

Zjarr e molotov në drejtim të KZAZ-ëve, tensione në Shkodër e Berat, reagon ministri Lleshaj!

Publikuar më: 20:37 27-06-2019

Qendra e Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve në Bushat të Vaut të Dejës është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme. Protestuesit e opozitës i kanë vënë zjarrin KZAZ-së që ndodhet tek Shkolla Profesionale “Ndre Mjeda” atje. Ndërkohë që nga ky sulm janë plagosur 2 policë, Lek Doda, 62 vjeç dhe Gëzim Dema, 62 vjeç.

Në Berat, protestuesit me thirrjet “Rama ik” janë mbledhur përpara KZAZ 64 në Berat.  Lidhur me situatën ka reaguar edhe ministri i brendshëm Sandër Lleshaj me një status në twitter.

‘Përsëri sulmohet me molotov një shkollë në Shkodër, si shenjë skizofrenie politike e PD për të penguar zgjedhjet. Kryetarët pa mandat nuk mund të mbajnë peng bashkitë me molotov.

Ligji do të veprojë!’, thotë Lleshaj.

Article Logic
Execution time: 0.0035109519958496