INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryeministri Rama i kthen përgjigje Bashës: Më plagose vetëm kur u dashurova me ty!

Kryeministri Rama i kthen përgjigje Bashës: Më plagose vetëm kur u dashurova me ty!

Publikuar më: 21:41 27-06-2019

Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në Fier, nga ku po zhvillon takimin elektoral të radhës, ndërsa komentoi vendimin e Presidentit Meta për të dekretuar 13 tetorin si data e zgjedhjeve lokale, tha se Presidenti zgjodhi këtë datë “se është dy ditë par ditëlindjes njishit”, duke iu referuar ish-kryeministrit Sali Berisha.

Rama gjithashtu i ktheu përgjigje kreut të PD, Lulzim Basha për “plagosjen e rëndë” që i ka bërë atij, por nuk ka fshehur notat e ironisë duke kujtuar dashurinë me Lulzim Bashën, që çoi në marrëveshjen e 17 majit 2017. Por Rama konfirmoi se më 30 qershor asgjë nuk do të ndodhë.

“Duke ardhur dëgjova Xhuljetën, që tha se më kishte plagosur mua për vdekje. Në fakt gati për vdekje më plagosi nga dhimbja kur isha i dashuruar pas saj dy vjet më parë, ndërsa sot konfirmoi edhe njëherë tjetër se më 30 qershor asgjë nuk do të ndodhë dhe s’ka si të ndodhë.

Xhuljeta tha se do vazhdojë luftën, nuk e pranon 13 tetorin. Tani në fakt ai 13 tetori, e kam parashikuar unë, fallxhorja sheh filxhan, unë bëj parashikime. Thashë se mund të ndodhte një datë e re, dhe parashikova 21 tetor. Të jesh para tyre nuk është zgjuarsi e madhe, se janë komplet bosh nga koka. Por e kam ditur se çmenduria e parë do pasonte të dytën, dhe thashë 21 tetor, por u bë 13.

Po mendoja pse e bëri 13. Se ai mund ta bënte dhe të hënën, më 21. Ka një arsye, ka menduar që më 15 është ditëlindja e Doktorit, por prapë është ters 13, se Doktorit i bie të martën ditëlindja. Është vetëm për t’u argëtuar dhe qeshur. Zgjedhjet janë pengu i tyre për të marrë peng Shqipërinë dhe për të mos e lejuar që të çeli negociatat”, tha Rama.

Article Logic
Execution time: 0.0035529136657715