INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zhgënjimi më i madh për J. Lo? S'do ta besoni kush!

Zhgënjimi më i madh për J. Lo? S'do ta besoni kush!

Publikuar më: 10:21 29-03-2016

Pavarësisht suksesit të madh në karrierën e gjatë si artiste, Jennifer Lopez ka pasur zhgënjimet e saj në jetë.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për Entertainment Weekly dhe revistën People, Lopez ka rrëfyer se zhgënjimi i saj më i madh në jetë ka qenë dështimi i martesës 7-vjeçare me Marc Anthony. "Në atë kohë u përpoqa shumë ta bëja martesën tonë të funksiononte, por gjatë rrugës kuptova që humba veten" ka thënë këngëtarja teksa ka treguar se presioni për ta shpëtuar lidhjen me Anthony-n e çoi atë në një rrugicë të errët. "Mendonim se do të qëndronim bashkë në 40 vitet e ardhshme, deri sa vdekja të na ndante" ka shtuar më tej Jennifer Lopez, e cila aktualisht është në një lidhje të shëndetshme me balerinin Casper Smart. Eh vështirë të kesh fat në çdo gjë!

Article Logic
Execution time: 0.004518985748291