INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zhgënjejnë pushuesit shqiptarë në Mal të Zi

Zhgënjejnë pushuesit shqiptarë në Mal të Zi

Publikuar më: 12:50 08-02-2019

Shqiptarët janë turistë të rregullt të Malit të Zi, por jo në ato nivele siç kishim menduar. Të dhënat zyrtare nga ky vend, tregojnë se, si vizitorë hotelesh dhe resortesh si dhe netësh qëndrimi, shqiptarët nuk janë aspak ndër të parët në listë. Gjatë vitit të kaluar shqiptarët që qëndruan nëpër hotele ishin 38.281, shumë më pak se banorët e shteteve të tjera.

Këta të fundit numërojnë 73.804 netë qëndrimi nëpër hotele, resorte apo shtëpi pritëse, që do të thotë në vetëm 1.93 netë qëndrimi mesatar në vend. Një vit më parë, ishin 56 mijë shqiptarët që qëndruan në struktura akomoduese në Mal të Zi, për 214 mijë netë qëndrimi.
Pra, kemi të bëjmë me një rënie të turistëve nëpër hotele me 47%, si dhe uljen e netëve mesatare të qëndrimit, nga 3.8 netë në 1.93, pra në rënie është e konsiderueshme me 102%. Ndërkohë që shqiptarët janë të dytët në rajon pas Serbisë sa i përket vizitave në Mal të Zi nëpër struktura akomoduese si shtëpi me qera dhe janë të fundit në rajon sa i përket netëve të qëndrimit nëpër hotele. Kjo, ndoshta është edhe rrjedhojë e drejtpërdrejtë e afërsisë më të madhe që kemi me fqinjët, se sa vendet e tjera të rajonit, por dhe për shkak se shqiptarët janë më të varfërit në Ballkan.
Vetëm gjatë Dhjetorit 2018, në hotele janë akomoduar afro 5.500 shqiptarë. Kjo do të thotë se, gjatë muajve të dimrit ata zënë thuajse një të katërtën e të huajve ose më saktë 23%. Gjatë muajve të verës ndërkohë, shqiptarët zënë vetëm 1-2% të të huajve. Kjo tregon qartë se Mali i Zi mes shqiptarëve është i preferuar për turizmin dimëror dhe dëborën, pasi shfrytëzojnë afërsinë si dhe kostot e ulëta.

Article Logic
Execution time: 0.0039889812469482