INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Qytetari-Bashës: Nëse nuk i realizon këto që thua mos hajde më këtu!

Qytetari-Bashës: Nëse nuk i realizon këto që thua mos hajde më këtu!

Publikuar më: 12:51 08-02-2019

Kreu i opozitës këtë të premte është ndalur në Kukës. Ai ka ecur përgjatë qytetit dhe ka zhvilluar takime me qytetarët, të cilët i kanë kërkuar zgjidhje për problematika të ndryshme dhe të mbaj fjalët që u ka dhënë. “Nëse do marrësh pushtetin, a do i zbatosh ato që thua apo jo? Nëse nuk i zbaton, mos hajde më këtu”, i tha një qytetar Bashës. 

Ndërkohë, të tjerë kanë theksuar problemin e izolimit. “Largimi i kuksianëve ka ndikuar shumë keq. Është zbrazur. Vendosja e taksës në Rrugën e Kombit është shumë kriminale. Ne nuk kemi asnjë të drejtë. Mbylli universitetin”, i tha qytetari kreut të opozitës, i cili nga ana e tij akuzoi kryeministrin. “Gjendja është më e rëndë. Edi Rama me Kukësin ka ndjekur politikë spastrimi dhe zbrazje. Ky është njeriu që na hiqet si patriot i madh, por e ka shprehur i pari, a ka mundësi me e heq Kukësin e me ja çu Kosovës që të mos kemi votën e kuksianëve. Ai e di që nuk e ka mbështetjen e kuksianëve dhe qëllimi i tij ishte zbrazja e Kukësit”, tha Basha.

Ndërkohë, kryedemokrati premtoi dhe rihapjen e Universitetit të Kukësit dhe heqjen e taksës së Rrugës së Kombit.

 

Article Logic
Execution time: 0.0039958953857422