INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zhduken 15 miliardë dollarë diamante, nën hetim ish-Presidenti

Zhduken 15 miliardë dollarë diamante, nën hetim ish-Presidenti

Publikuar më: 15:55 21-04-2018

Zhdukja e disa diamanteve me vlerë 15 miliardë dollarë, ka bërë që të përfshihet nën hetim ish-Presidenti i vendit. Robert Mugabe, ish-President i Zimbavesë, do të dalë para komisionit parlamentar në 9 maj  pasi dyshohet se ka informacione për faktin se ku kanë shkuar  vlerat e fituara nga gurët e çmuar. Mugabe do të pyetet, për çështjen në fjalë. Dyshohet se zhdukja e diamanteve ka ndodhur për shkak të korrupsionit. Deputetët duan ta marrrin në pyetje ish-diktatorin për raportin e bërë publik në vitin 2016, se vendi i tij kishte humbur 15 miliardë dollarë në të ardhura nga diamanti për shkak të korrupsionit dhe fshehjes aë kapitalit nga kompanitë e huaja minerare.

mugabe.jpg

Komisioni i parlamentit përgjegjës për këtë dosje ka thirrur tashmë disa ish-ministra, shefat e policisë dhe zyrtarët e lartë të administratës për të dëshmuar. Raporti akuzon udhëheqësit e Zimbabve për mashtrime me fitimet nga minierat e diamantit për të financuar goditjen e kundërshtarëve të tyre politik. Shteti i Zimbabve kurrë nuk ka publikuar statistika të besueshme për aktivitetet e tij të diamantit, i cili filloi në vitin 2006.

Article Logic
Execution time: 0.0035889148712158