INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zgjidhet president politikani i kompromisit, Ilir Meta merr 87 vota

Zgjidhet president politikani i kompromisit, Ilir Meta merr 87 vota

Publikuar më: 18:34 28-04-2017

Politikani i kompromisit zgjidhet president. Me votimin e mazhorancës Ilir Meta është zgjedhur kryetari i ri i shtetit, duke u bërë kështu presidenti i 7 i vendit, gjatë 27 viteve demokraci.

Ilir Meta, për 5 vitet e ardhshme do të jetë në krye të shtetit, një pozicion i cili ka ardhur natyrshëm për kreun e LSI. I njohur si politikan i kompromiseve, e që ka ndërhyrë për dialog në momente të vështira për vendit. Xhaketa presidenciale e Ilir Metës shpresohet ti shërbejë vendit në këto momente të vështira politike. E për të dhënë konsensusin ndaj figurës së Ilir Metës, aleati kryesor i tij në qeveri Edi Rama kishte urdhëruar më herët që asnjë deputet socialist të mos mungojë ne seancë. Por mbështeja për Ilir metën nuk ishte e plotë në Kuvend, pasi kreu i LIBRAS Ben blushi bashkë me deputeten mimoza Hafizi votuan kundër.
Politikani i kompromisit, Ilir Meta e filloi angazhimin e tij politik shumë i ri, që në vitin 1991. Ilir Meta aderoj në partinë socialiste për shumë vite me radhë, ku ka mbajtur poste shumë të rëndësishme, që nga ai i Kryeministrit e deri tek kreut i të rinjve socialistë, si themelues i saj. Por në vitin 2004 Ilir Meta u largua nga partia socialiste. Me këtë largim vulosi dhe formën e re që do të përfaqësonte ai si figurë politike, dhe partia që ai drejton: një forcë politike larg konflikteve. Themelimi i LSI në vitin 2004, dhe ngritja e saj si parti vendimtare në krijimin e qeverive, ka bërë që roli i tij të theksohet edhe më shumë. Ilir Meta padyshim ka qenë figura bazë e LSI-së për 13 vjet dhe tani pritet të jetë në krye të shtetit për 5 vitet e ardhshme.

Article Logic
Execution time: 0.0038220882415771