INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PS: PO, Meta President

PS: PO, Meta President

Publikuar më: 11:05 28-04-2017

Grupi parlamentar socialist mbështet Ilir Metën President. Vendimi është rikonfirmuar në mbledhjen e grupit kuvendor socialist. Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ka thirrur në një mbledhje jashtë radhe deputetët e grupit parlamentar.
Mbledhja, e cili nisi në orën 10.00 në selinë e PS-së dhe ka zgjatur rreth 60 minuta. Kjo mbledhje jashtë radhe vjen mëngjesin e sotëm pas vendimit të marrë dje në kryesi, lidhur me propozimin më të ri, për kandidaturën e presidentit të republikës, Ilir Metën. Grupi socialist ka mbështetur kreun e LSI si kandidat për kreun e shtetit. Ndërkohë seanca plenare për zgjedhjen e kryetarit të shtetit do të mbahet pasdite në orën 17:00, por më herët dy kandidatët e propozuar nga LSI Ilir Meta e Petrit Vasili do të kalojnë provën e parë në komisionin e ligjeve. Do të jetë ky komision i pari që do të certifikojë kandidatët e më pas ti përcillen për votim seancës kuvendore. Largimi i Ilir Metës drejt Presidencës do ti hapë rrugë dhe zgjedhjes së dy posteve, atë të kreut të Kuvendit por dhe kreut të LSI. Kjo forcë politike e themeluar nga Ilir Meta, dhe e drejtuar pre tij prej 13 vitesh tashmë do ti duhet të zgjedhë lidershipin e ri,

Article Logic
Execution time: 0.0036599636077881