Debatet mes dy banorëve të “Big Brother VIP Albania 5”, Rogertit dhe Selinës, kanë kaluar përtej shtëpisë, duke përfshirë edhe familjarët e tyre. Së fundmi, ka ardhur reagimi i parë nga vëllai i Rogertit, Xhuljo, pas deklaratave të forta të bëra nga babai i Selinës.
Ky i fundit, gjatë një daljeje në “Fan Club”, u shpreh se situata duhet parë edhe sipas kanunit, duke theksuar se ofendimet e përsëritura ndaj një vajze konsiderohen si fyerje ndaj gjithë familjes së saj.
Në një intervistë për “Shqipëria Live”, Xhuljo ka zgjedhur një ton më të moderuar, duke theksuar se situata nuk duhet të përshkallëzohet dhe se komunikimi duhet të bëhet në mënyrë private.
Ai u shpreh se do të ishte më e arsyeshme që babai i Selinës të kontaktonte drejtpërdrejt familjen e tyre, në vend që të bënte deklarata publike, duke shtuar se dyert janë të hapura për çdo sqarim dhe se familja e tij nuk kërkon konflikt.
Sipas tij, situata brenda shtëpisë shpesh keqinterpretohet, pasi përveç debateve, banorët kalojnë edhe momente pozitive me njëri-tjetrin. Ai nënvizoi se Rogerti është duke zhvilluar lojën e tij, njësoj si të gjithë banorët e tjerë.
Në fund, Xhuljo shtoi se edhe Rogertit i janë përmendur çështje personale, përfshirë djalin e tij, duke e cilësuar këtë si të papërshtatshme, por pjesë të dinamikës së lojës brenda formatit.








17 Mar 2026 





