INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si kurrë më parë, mbi 95 mijë vota të pavlefshme! Me gjasa shumica punonjës së administratës

Si kurrë më parë, mbi 95 mijë vota të pavlefshme! Me gjasa shumica punonjës së administratës

Publikuar më: 11:44 03-07-2019

Komisioni Qendor i Zgjedhjeve prezantoi shifrat paraprake të përpunuara pas përfundimit të numërimit të të gjitha votave të zgjedhjeve të 30 qershorit. Krahasuar më të dhënat e raportuara 3 ditë më parë vihet re që janë shtuar 40.386 votues të tjerë dhe përqindja e pjesëmarrjes ka shkuar nga 21.6% në 22.9%. 

“Sipas të dhënave paraprake të raportuar nga KZAZ-të në sistemin elektronik të të dhënave të KQZ-së, rezulton se kanë marrë pjesë në votime 812.249 zgjedhës, ose 22.97 % e numrit të përgjithshëm të zgjedhësve prej 3.536.016. Numri i përgjithshëm i votave të vlefshme për Kryetar bashkie është 765.825 ndërsa për këshill bashkiak, 760.933”, deklaroi Drilona Hoxha, zëdhënse e KQZ.

Në këto zgjedhje një numër i jashtëzakonshëm votuesish kanë vendosur që ta bëjnë votën të pavlefshme, duke shënuar kryq dhe të tjerë duke lënë mesazhe. Këto flet janë 95.262 ku përfshihen votat për kryetarë dhe ato për këshilltarë. Konkretisht, numri i përgjithshëm i votave të pavlefshme për kryetar bashkie është 45.276, ndërsa për këshillat bashkiak është 49.986. Me shumë të ngjarë këto do jenë vota të punonjësve të administratës që mund të kenë bindje të tjera politike por kanë shkuar në votime se kanë frikë se mos hiqen nga puna.

Ndërkaq, sipas të dhënave paraprake, në Bashkinë Tiranë janë mbi 10 mijë vota të pavlefshme, një shifër kjo më e lartë edhe nga votat që ka marrë rivali i Erion Veliajt, Arben Skënderaj që mori 9.364 vota gjithësej.

 

Article Logic
Execution time: 0.0033431053161621