INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pjesëmarrja në votime? Ja sa shqiptarë kanë votuar deri tani

Pjesëmarrja në votime? Ja sa shqiptarë kanë votuar deri tani

Publikuar më: 11:44 30-06-2019

Edhe pse opozita ka bojkotuar votimet, deri në orën 11:20, sipas KQZ-së, pjesëmarrja në votime është rreth 12%. Në një deklaratë për mediat zëdhënësja e KQZ ka bërë me dije procesin në orët e fundit

"Komisioni Qendror i Zgjedhjeve informon opinion publik se janë hapur të gjithë qendrat e votimit në të gjithë vendin, duke përjashtuar 7 Qendra Votimi në Postrribë të qarkut Shkodër. Nga këto, 6 qendra votimi nuk ka filluar ende votimi, ndërsa për 1 qendër votimi janë djegur materialet zgjedhore.Vlen të theksohet se, 53 qendrat e votimit e KZAZ-së nr. 6 Vau i Dejës pavarësisht vonesave të shpërndarjes së materialeve zgjedhore, për arsye tashmë të njohura publikisht, janë hapur dhe procesi i votimit ka filluar normalisht.Deri tani pjesëmarrja në votime është: 12%" u shpreh zëdhënësja duke ftuar qytetarët të votojnë.

Ndërsa ish deputeti i opozitës Tritan Shehu ka raeguar për Gjirokastërn duke hedhur dyshime për shifrat e pjesëmarrjes.

Article Logic
Execution time: 0.0037460327148438