INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zgjedhjet në Kosovë. Dyshime mbi partitë, po fshehin shpenzimet[VIDEO]

Zgjedhjet në Kosovë. Dyshime mbi partitë, po fshehin shpenzimet[VIDEO]

Publikuar më: 16:20 02-06-2017

Koalicioni i OJQ-ve për vëzhgimin e zgjedhjeve Demokracia në Veprim (DnV), ka mbajtur sot konferencën e parë për shtyp mbi fushatën zgjedhore. Ky koalicion  ka shprehur shqetësimin se partitë politike po fshehin shpenzimet e fushat për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Gjatë kësaj konference u bënë të ditura gjetjet e një studimi mbi shpenzimet e partive politike për fushatën që po zhvillohet për këto zgjedhje. Subjekteve politike u është dërguar një pyetësor me tetë pyetje mbi shpenzimet e fushatave paraeletorale. KDI ka kontaktuar me 39 subjekte politike individuale, që në shumë raste kanë qenë pjesë e koalicioneve paraelektorale. Sipas koalicionit të vëzhguesve “niveli i përgjegjësisë së subjekteve është mjaft i ulët. Vetëm gjashtë nga 39 subjekte i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes për të ofruar të dhëna mbi shpenzimet. Nga këto gjashtë, dy kanë deklaruar se nuk kanë fonde të tyre, por do të jenë pjesë të fushatave të partnerëve tjerë, kurse katër subjekte tjera u janë përgjigjur pyetjeve të pyetësorit”.

Article Logic
Execution time: 0.0036308765411377