INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zëvendësministri i shkarkuar nga detyra u kërkonte bizneseve 30 mijë euro ryshfet

Zëvendësministri i shkarkuar nga detyra u kërkonte bizneseve 30 mijë euro ryshfet

Publikuar më: 09:23 23-10-2018

Ish-zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal, Musa Cena, i shkarkuar një ditë më parë nga detyra dyshohet se u kërkonte ryshfet të mëdh kompanive private në mënyrë që këto të përfitonin grante qeveritare . Në kallëzimin penal të Policisë thuhet se Cena i kishte kërkuar kompanisë private “Bylmeti KS” 30 mijë euro ryshfet për t’ia dhënë një grant në vlerë prej 200 mijë eurosh nga Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë, madje marrëveshja ishte bërë që ryshfeti të paguhej në dy këste. Zëvendësministri Cena ditë më parë është arrestuar nga Policia e Kosovës, të cilit më pas Gjykata Themelore ia ka caktuar masën e paraburgimit prej 1 muaji, përderisa pas këtij vendimi Cena është shkarkuar nga detyra me vendim të kryeministrit Ramush Haradinajt. Gazeta ‘Zëri’ ka arritur ta sigurojë kallëzimin penal të Policisë, në të cilin përshkruhet në detaje i gjithë skenari për përfitimin e 30 mijë eurove ryshfet nga zëvendësministri Cena dhe nga dy “bashkëpunëtorët” e tij, përkatësisht shefi i Drejtorisë së Bujqësisë në Komunën e Rahovecit Nusret Shala dhe Hazër Shehu, pronari i kompanisë private “Gentle Research”, të cilët dyshohen për veprat penale: “Marrje e ryshfetit”, “Keqpërdorim i pozitës dhe i autoritetit zyrtar”, “Ushtrim  i ndikimit”, “Ndihmë në kryerjen e veprës penale të marrjes së ryshfetit”.

Article Logic
Execution time: 0.0040450096130371