INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zënka për motive të dobëta,1 i plagosur me thikë në Elbasan/ Policia parandalon ngjarjen tragjike

Zënka për motive të dobëta,1 i plagosur me thikë në Elbasan/ Policia parandalon ngjarjen tragjike

Publikuar më: 19:54 29-03-2019

Është parandaluar përshkallëzimi i një konflikti me pasoja të rënda për jetën mesditën e sotme në Elbasan.

Pas një njoftimi nga qytetarët, policia ka arritur të ndalojë një konflikt mes dy shtetasve me iniciale S.B., 43 vjeç dhe A.M., 57 vjeç.

Mësohet se zënka ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa 43-vjeçari ka plagosur me thikë shtetasin tjetër.

Sakaq, policia ka vënë në pranga autorin dhe ka sekuestruar një thikë.

Njoftimi i policisë:

Elbasan

Policia parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti me pasoja të rënda për jetën.

Ndërhyrja në kohë e Policisë parandaloi përshkallëzimin e konfliktit duke vënë në pranga autorin.

Rreth orës 15.30, Policia ka marrë njoftim se në lagjen "Beqir Dardha", Elbasan, po ndodh një konflikt mes dy shtetasve ku njëri prej tyre ka armë të ftohtë thikë.

Pas marrjes së njoftimit menjëherë në vendgjare kanë shkuar forcat e Policisë dhe falë ndërhyrjes së shpejtë është arritur të kapet autori në flagrancë shtetasi S.B., 43 vjeç, banues në Elbasan, i cili gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet të mprehtë ( thikë) shtetasin A.M., 57 vjeç.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një thikë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes

Article Logic
Execution time: 0.0034141540527344