INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘’Pronat në Himarë’’, kryeministri grek Tsipras ka një mesazh jo dhe aq pozitiv për Shqipërinë

‘’Pronat në Himarë’’, kryeministri grek Tsipras ka një mesazh jo dhe aq pozitiv për Shqipërinë

Publikuar më: 22:11 29-03-2019

Kryeministri i Greqisë Alexis Tsipras ka reaguar për pronat e minoritetit grek që jetojnë në Himarë. Gjatë samitit mes katër shtetesh të zhvilluar në Bukuresht, konkretisht mes Greqisë-Rumanisë-Serbisë-Bullgarisë, kreu i qeverisë greke tregoi se Shqipëria mund të përballet me sanksione.

“Kohët e fundit po shikojmë zhvillime që nuk na pëlqejnë. Sot mësova që ka pasur një zhvillim negativ në lidhje me minoritetin grek. Nëse është e vërtetë, do të jetë një zhvillim shumë negativ. Një çështje që fatkeqësisht neve nuk na jep optimizëm drejt perspektivës europiane. Nëse informacioni që kemi është i vlefshëm, nuk ekzistojnë parakushte për të ecur në këtë drejtim. Shpresoj të jem i gabuar. Sepse dëshira e të gjithëve është që hapat drejt perspektivës evropiane të bëhen realitet. Por, ne çdo shtet e shikojmë veç e veç”, tha ai.

Sipas mediave greke, Tsipras i referohej një informacioni që kishte marrë se Qeveria Shqiptare ka konfiskuar prona të minoritetit grek në Himarë përmes një vendimi të botuar në Fletoren Zyrtare.

Ai mes tjerash tha se këto informacione duhet të verifikohen dhe nëse prej tyre del se gjithçka është e vërtetë, atëherë Greqia do të bëhet pengesë për hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bshkimin Europian, proces ky që pritet të ndodhë gjatë muajit qershor.

 

Article Logic
Execution time: 0.0043370723724365