INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbuloni shenjën e horoskopit të personit që do martoheni, bazuar te shenja juaj!

Zbuloni shenjën e horoskopit të personit që do martoheni, bazuar te shenja juaj!

Publikuar më: 19:52 27-12-2016
Shenja e horoskopit mesa duket parashikon edhe personin që do martoheni, nëse jeni ende beqarë.
Do habiteni, se ndoshta do shikoni që parashikimet që keni parë deri më tani, nuk ju përputhen, por shikoni me detaje secilën shenjë. Bazuar në shenjën tuaj, sipas intv.al shikoni se cilës shenjë i përket personi që do martoheni.
 
1. Dashi
Gaforrja
Sipas parashikimeve, personat e shenjës së dashit, do martohen me një gaforre. Midis tyre ka një tërheqje fizike dhe shpirtërore.
 
2. Demi
Shigjetari
Personat e shenjë së demit, edhe pse janë ndryshe me shigjetarin, në fund kuptojnë se mund të shkojnë si çift. Njëri pëlqen shtëpinë, e tjetri udhëtimet e aventurat, por do vijë një moment që do përshtaten.
 
3. Binjakët
Peshqit
Binjakët të cilët janë të pavendosur, do martohen me dikë të shenjës peshqve. Njerëzit që i përkasin shenjës së peshqve me botën e tyre të ëndërrimtare do i bëjnë për vete.
 
4. Gaforrja
Bricjapi
Mesa duket mes tyre, ka një tërheqje të madhe dhe kjo do i çojë në martesë. Gaforrja e ndjeshme me një bricjap ambicioz.
 
5. Luani
Virgjëresha
Këto dy shenja, sipas intv.al kanë mundësi të martohen me njëri-tjetrin. Asgjëje nuk i dihet, luani lider me virgjëreshën që dëshiron gjëra perfekte.
 
6. Virgjëresha
Dashi
Virgjëreshat tërhiqen nga personat e shenjës së dashit, edhe pse janë aventurierë. Virgjëreshat edhe mund ta mbledhin një dash, duke shkuar drejt martesës.
 
7. Peshorja
Bricjapi
Peshoret tërhiqen nga paratë që ka bricjapi, falë punës së madhe. Këto dy shenja edhe mund të martohen së  bashku.
 
8. Akrepi
Shigjetari
Edhe pse duket e pamundur, një akrep mund të martohet me një shigjetar. Akrepët nuk tolerojnë, në krahasim me shigjetarët, por mesa duket e gjejnë një zgjidhje. 
 
9. Shigjetari
Gaforrja
Intv.al shton se këto dy shenja, sidomos në shtrat janë çifti perfekt. Gaforrja romantike, me një shigjetar aventurier!
 
10. Bricjapi
Peshqit
Sipas intv.al këto shenja mund të bëjnë çiftin që shkon drejt martesës. Bricjapi praktikë, ambiciozë me një peshk të ndjeshëm dhe zemërmirë.
 
11. Ujori
Luani
Dy shenja krejt të kundërta, ku luani dëshiron vëmendje nga të tjerët, ndërsa ujori as e vret mendjen për të rënë në sy. Si çift, quhen të fuqishëm, me karakteristikat e tyre fantastike!
 
12. Peshqit
Dashin
Këto shenja kërkojnë gjëra të ndryshme në jetë, por mund ta shohin njëri-tjetrin edhe duke u martuar. Peshqit që vuajnë nga dashuria dhe nuk refuzojnë, ndërsa dashi e kundërta.
 
Burimi: Astromatcha
Përshtati: Anisa Bega
 
 
Article Logic
Execution time: 0.0020921230316162