INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbuloni shenjat e horoskopit të 5 femrave që janë martuar me meshkuj që kanë tituj mbretërorë [FOTO]

Zbuloni shenjat e horoskopit të 5 femrave që janë martuar me meshkuj që kanë tituj mbretërorë [FOTO]

Publikuar më: 11:55 29-05-2018
Në këtë artikull, sipas intv.al  kemi gjetur shenjat e horoskopit të disa prej femrave që janë martuar me meshkuj që kanë titull në familjet mbretërore.
1. Rachel Meghan Markle 
Dukeshja e Sussex, është një anëtare amerikane e familjes mbretërore britanike dhe një ish-aktore. Meghan është martuar me Princin  Harry, anëtar i familjes mbretërore britanike. Ajo ka lindur më  4 gusht 1981 dhe i përket shenjës së luanit. Duhet thënë që kjo shenjë është shumë dominuese dhe dëshiron të jetë në qëndër të vëmendjes.
 
megan.jpg
 
 
2. Catherine Elizabeth Middleton
Dukesha e Kembrixhit është anëtare e familjes mbretërore britanike.
Ajo ka lindur më 9 janar 1982, pra është shenja e horoskopit, bricjapi. Kjo shenjë njihet si shumë ambicioze dhe punëtore.Bashkëshorti i saj është Princ William, Duka i Kembrixhit.
 
kate-middleton-wedding-prince-william-menu-874288.jpg
 
3. Letizia Ortiz Rocasolano 
Ajo  është Mbretëresha e Spanjës si bashkëshortja e Mbretit Felipe VI. Letizia  ka lindur më 15 shtator  1972. I përket shenjës së virgjëreshës, e cila njihet si ndër shenjat më kërkuese dhe kritikon më shpesh. Nuk kënaqen lehtë.
 
spanjaprin.jpg
 
4. Sofia Kristina Hellqvist
Princesha Sofia e Suedisë, dukeshja e Varmlandit  është bashkëshortja e Princit Carl Philip, Duka i Varmlandit. Para martesës së saj, Sofia ishte një modele magjepsëse. Ajo ka lindur më 6 dhjetor 1984 dhe i përket shenjës së shigjetarit. Njihet si shenjë që pëlqen argëtimin dhe udhëtimet.
 
sofia_suedis.jpg
 
5. Donna Beatrice Borromeo 
Ajo  është një anëtare e Shtëpisë së lashtë aristokratike të Borromeos dhe ajo është e njohur në mediat italiane si një personalitet televiziv. Ajo është bashkëshortja e Pierre Casiraghi, djali i vogël i Caroline, Princesha e Hanoverit. Beatrice ka lindur më 18 gusht 1985, pra sipas intv.al është shenja e luanit, karieriste dhe plot vullnet për të arritur gjërat që dëshiron.
 
monako_dasem.jpg
 
 Përgatiti: Anisa Bega
Article Logic
Execution time: 0.0045661926269531