Specifikisht, një orë gjumë ul presionin e gjakut, kësisoj pasi të zgjoheni do jeni të mbushur me energji pozitive dhe do ndiheni mjaft mirë.
Sipas një studimi të fundit, një orë gjumë në ditë i bën shumë mirë shëndetit tuaj.
Një nga bashkëautorët e studimit, Dr. Manolis Kallistratos, është shprehur në këtë mënyrë: “Bazuar në gjetjet tona, nëse dikush ka luksin që të bëjë një sy gjumë gjatë ditës, do ketë benefite të mëdha për sa i përket presionit të gjakut.”
I gjithë ky lajm mund të tingëllojë si një lajm perfekt për gjumashët, mirëpo edhe ju të tjerët që nuk keni marrëdhënie të mira me gjumin, për të mirën tuaj, duhet të përpiqeni ta bëni pjesë të rutinës suaj “një sy gjumë.”