INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Zbuloni Melania Trump. Ekspertët e kaligrafisë: E fshehtë dhe aspak bujare [VIDEO]

Publikuar më: 14:40 25-05-2017

Zonja e Parë Melania Trump duket se nuk tregon shumë për veten në intervista. Por ekspertët e interpretimit të shkrimit dhe leximit të personalitetit përmes tij kanë zgjedhur të bëjnë një profil të zonjës së parë të Amerikës. Ekspertja e shkrimit Sheila Kurtz, analizoi një shënim që Melani la ndërsa vizitoi një spital të fëmijëve gjatë udhëtimit të saj, në Itali. Gjatë takimit të zhvilluar ditën e mërkurë me fëmijët e spitalit ajo i shkroi një letër njërit prej fëmijëve të sëmurë. Ndihem e kënaqur që të vizitova ty! Qëndro i fortë dhe pozitiv! Me shumë dashuri, Melania Trump '. Mesazhi shoqërohej nga nje vizatim: një lule dhe një zemër. Ekspertja ka vlerësuar se shkrimi i znj. Trump është i përdredhur, i harkuar dhe me pika të sakta gjë që zbulon këmbënguljen dhe dëshirën e saj për të mos i treguar gjërat. Ajo pëlqen të mbledhë dhe ti zotërojë gjërat, si ato materiale dhe jo materiale. Detajet e shkrimit të saj tregojnë se ajo është shumë këmbëngulëse. Ajo është një dëgjuese e mirë, e drejtpërdrejtë, mjaft besnike, dhe ka vetë kontroll edhe në rastet kur është e paduruar. Ajo që është Interesante,sipas ekspertes është fakti se shkrimi i zonjës së parë ka pak ngjashmëri me nënshkrimin e saj - gjë që duket pak a shumë e ngjashme me atë të Donald Trump. Nënshkrimi i Melania Trump është me stil dhe praktik, si një logo, dhe vertikaliteti i firmës duket i ngjashëm me atë të Trump. Por fakti se hapësira është e ngushtë, tregon për mungesën e bujarisë në shpirtit. Ajo tregon shenja intuitive, të cilat rrallë i përdor.

Article Logic
Execution time: 0.0036380290985107