INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bashkia konkurs për suveniret që përfaqësojnë Tiranën, ja 40 çmimet [VIDEO]

Bashkia konkurs për suveniret që përfaqësojnë Tiranën, ja 40 çmimet [VIDEO]

Publikuar më: 14:08 25-05-2017

Bashkia e Tiranës ka marrë iniciativën e organizimit të një konkursi i cili do të identifikojë dhe përzgjedhë 40 produkte/suvenire të frymëzuara nga Tirana.

Përmes një postimi në Facebook, kryebashkiaku Veliaj thekson se një juri e specializuar do të shpërndajë 40 çmime për produktet më të mira turistike.

“Ke një ide për të krijuar një suvenir për Tiranën? Identifiko produktin artizanal apo inovativ që përfaqëson qytetin dhe merr pjesë në konkursin “Produkti turistik”, ku një juri e specializuar do të shpërndajë 40 çmime”, shkruan Veliaj.

Qëllimi i këtij konkursi është rritja e tregtueshmërisë së suvenirëve, diversifikimi i tyre duke lidhur dizenjimin dhe kompozimin me tendencat tregtare bashkëkohore si dhe me traditën dhe trashëgiminë natyrore, historike dhe kulturore të Tiranës, për ta bërë atë më tërheqës për vizitorët dhe turistët që vizitojnë qytetin.

Këto produkte mund të jenë suvenire artizanale të prodhuara sipas metodave tradicionale, mund të jenë produkte të reja ku elementët e dizajnit modern ndërthuren me motivet tradicionale, por mund të jenë edhe produkte krejtësisht inovative që ndoshta mund të mos frymëzohen nga tradita, por që arrijnë të mbërthejnë thelbin e të jetuarit në Tiranën bashkëkohore duke u kthyer në simbol e identitet të saj.

Bashkia e Tiranës fton të gjithë personat juridikë apo fizikë të interesuar të dorëzojnë idetë dhe dizajnet për produktet e tyre duke filluar nga data 22/05/2017 deri në datën 12/06/2017.

Aplikimet mund të dorëzohen personalisht në zyrat e Sektorit të Informimit dhe Shërbimit për Qytetarët pranë Bashkisë së Tiranës ose duke i dërguar në format elektronik.

Bashkia bën të ditur se të gjithë aplikimet duhet të shoqërohen me formularin e aplikimit dhe deklaratën e autorit, të cilat mund të shkarkohen ne faqen e internetit ose mund të tërhiqen pranë sportelit të pritjes së qytetarëve pranë Bashkisë Tiranë.

Çmimet që do të shpërndahen

Çmimi i parë “Për produktin artizanal tradicional (suvenirin turistik)” 100000 Lekë

Çmimi i parë “Për produktin inovativ turistik” 100000 Lekë

Çmimi i dytë 60000 Lekë

Çmimi i tretë 40000 Lekë

36 çmime të tjera nga 20000 Lekë për secilin fitues.

 

Article Logic
Execution time: 0.003695011138916