INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulon pse ndaloi së foluri gjuhën e saj! Tani Eleni Foureira flet SHQIP dhe tregon se gjyshja shqiptare i kërkon burrë: Çupëë … [VIDEO]

Zbulon pse ndaloi së foluri gjuhën e saj! Tani Eleni Foureira flet SHQIP dhe tregon se gjyshja shqiptare i kërkon burrë: Çupëë … [VIDEO]

Publikuar më: 22:38 31-07-2018

Eleni Foureira është këngëtarja me origjinë shqiptare, e cila ka zhvilluar karrierën e saj në Greqi. Prej vitesh këngëtarja e ka mohuar prejardhjen për shkak të paragjykimeve, por tani më krenare se kurrë ajo nuk e mohon më këtë fakt. Ajo performoi dhe në sheshin Skënderbej para pak ditësh ku ndezi të gjithë publikun shqiptar.

Gjatë intervistës së saj për “Jonida Podcast”, Eleni zbuloi një prej bisedave me gjyshen e saj shqiptare duke i dhënë një përgjigje publike për kërkesën e saj që të ketë një burrë të mirë.

“Unë do them tani në kamera: Nëna dhe gjyshi të puth shumë tek Vlora. Nëna më merr në telefon dhe më thotë: Çupë si je? Duhet të martohesh. Të gjesh një burrë të mirë. Por kur flas me të në shqip, nuk e kuptoj, prandaj i them mamit. Nënë, karrierë tani. Jam fokusuar në atë që po ndodh tani me mua, por nëse do mund të gjesh kohë për të gjitha”, tha Eleni.

Ndërkohë zbuloi se pse ndaloi së foluri shqip. Ajo u fut në shkollë duke mos ditur fare greqisht dhe prindërit u detyruan që në shtëpi të flisnin vetëm greqisht për të perfeksionuar gjuhën.

“Mami dhe babi vendosën të na flisnin në greqisht në shtëpi, që ne të mësonin gjuhën shpejt dhe të mos humbisnim shkollën, Ishte shumë e vështirë sepse nëna nuk donte që ne të humbisnim klasat dhe filluam të flisnim greqisht dhe kështu unë e humba shqipen megjithëse gjuha nuk harrohet kurrë. Unë e kuptoj por për të folur e kam të vështirë”, u shpreh Eleni.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0039079189300537