INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulohet se kush po mbron Saimir Tahirin

Zbulohet se kush po mbron Saimir Tahirin

Publikuar më: 12:48 20-10-2017

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka sot me vete dhe palën mbrojtëse të tij.

Ai është shoqëruar në mbledhjen e Këshillit të Mandateve nga avokati i tij Artan Hajdari.

Po kush është ai?
Avokat Artan Hajdari është diplomuar në Drejtësi në Universitetin e Tiranës dhe ka përfunduar Studimet Master në të drejtën Evropiane. Ka ushtruar profesionin e Avokatit prej vitit 1991 dhe është anëtar i Dhomës Kombëtare të Avokatisë prej vitit 1998. Në periudhën 1991 - 1992 ka punuar si gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë Fier dhe gjatë periudhës 1992 - 1993 ka qenë Kryetar i kësaj Gjykate.
Në periudhën 1993 - 1994 ka qenë Kryetar i Gjykatës së Apelit Vlorë dhe në periudhën 1994 – 1997 ka qenë Kryetar i Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë. Prej vitit 1998, ai është ortak Themelues i Studios së Avokatisë “ Haxhia & Hajdari”. Ka ushtruar funksionin si Zëvendës Ministër pranë Ministrisë së Drejtësisë për dy vjet.
Është Pedagog në Shkollën e Magjistraturës dhe autor i një sërë artikujsh për të Drejtën Civile dhe Tregtare. Ka qenë pedagog për disa vjet në institucione të ndryshme si në Shkollën Kombëtare të Avokatisë, Universitetin “ Ismail Qemali “, Vlorë.

art.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0025539398193359