INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
3 tropojanë kërkojnë arrestimin e Saimir Tahirit. Mësoni lidhjet me familjen Berisha

3 tropojanë kërkojnë arrestimin e Saimir Tahirit. Mësoni lidhjet me familjen Berisha

Publikuar më: 13:01 20-10-2017

3 prokurori të Prokurorisë së Krimeve të Rënda janë shfaqur këtë të premte pranë Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve për të kërkuar vënien në pranga të ish ministrit, deputetit Saimir Tahiri. Por nga analizimi i të dhënave nga këta të tre deputetë dalin detaje të forta mbi lidhjet e tyre me ish Kryeministrin Sali Berisha. Të 3 prokurorët e Krimeve të rënda kanë lidhje gjaku apo lidhje shumë të ngushta me familjarë apo dhe vetë ish kryeministrin Berisha.
Njihuni me lidhjet e tyre:
Besim Hardarmataj nga Tropoja është kushëriri i dytë Sali Berishës, i denoncuar nga Artan Hoxha në televizion si njeriu që i çoi fotot e videot Berishës nga operacioni i Babicës së Vogël.
Elisabeta Ymeraj nga Tropoja është pjesëtare e Grevës së Urisë të Shkëlzen Berishës në vitin 1999. Gruaja e Agron Bajrit, kushëri i dytë i Shkëlzen Berishës.
Gentian Osmani nga Tropoja, shok klase i Shkëlzen Berishës. Ka mbyllur çështjen e Gjin Gjonit në Elbasan në 2014 së bashku me Bledar Mustafarajn. Asokohe Gentian Osmani ka qenë kryeprokuror rrethi ndërsa Bledar Mustafaraj prokuror i çështjes.

Article Logic
Execution time: 0.0040349960327148