INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulohet se kush do të jenë dy prezantuesit e këtij emisioni

Zbulohet se kush do të jenë dy prezantuesit e këtij emisioni

Publikuar më: 21:45 11-10-2018

A keni menduar ndonjëherë se qytetit i ka munguar prej kohësh një kompeticion dijesh mes gjimnazistëve të Tiranës ?

Prej datës 12 tetor do të jemi çdo të premte me RinQuiz, një emision kushtuar totalisht të rinjve. In Tv vjen me një produksion të bazuar mbi formatin quiz, por këtë herë orientuar vetëm tek të rinjtë. RinQuiz do të organizojë quiz-e mes gjimnazistëve të shkollave të mesme të Tiranës, duke dalë në fund edhe me fituesit e tij. Por kush do të jenë prezantuesit e këtij emisioni ?

Dejvis Nikollaj dhe Greta Allushi, dy të rinjtë që mbase jemi mësuar ti shikojmë në KafeIn tek sillnin tematikat më interesante për të rinjtë çdo ditë, do të jenë dyshja të cilëve i është besuar ky emision. Për çdo të premte, përfaqesuesit e dy shkollave të mesme të kryeqytetit do të garojnë me njëri – tjetrin në një quiz me pyetje të shumëllojta. Emisioni nuk është konceptuar si një matës njohurish vetëm në aspektin mësimor të të rinjve. Ai synon që të sjellë një dimension më të gjërë të formimit të këtyre të rinjve në shumë fusha.

Tashmë mbetet për tu parë ecuaria e tyre dhe ti urojmë suksese Dejvit dhe Gretës !

unnamed

Article Logic
Execution time: 0.0029709339141846