INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulohet misteri! Ja pse Zayn Malik “fshiu” çdo gjë nga Gigi Hadid pas ndarjes [FOTO]

Zbulohet misteri! Ja pse Zayn Malik “fshiu” çdo gjë nga Gigi Hadid pas ndarjes [FOTO]

Publikuar më: 22:31 11-04-2018

Bëri mirë apo bëri keq?

Ishin padiskutim çifti i preferuar për fansat, por Gigi Hadid dhe Zayn Malik i dhanë fund romancës së tyre pas 2 vitesh. Edhe pse u ndanë me mirëkuptim, Zayn nuk e ndjek më Gigin në Instagram, por ajo PO. Mirëpo Zayn e ka çuar edhe më tej “mllefin” e tij duke fshirë çdo gjë nga Instagrami, madje edhe fotot më të bukura që kishte me modelen bukuroshe.

Të gjithë menduan se fshirja e fotove u bë për shkak të ndarjes, mirëpo mesa duket vendimi i Zayn për të fshirë çdo gjë qenka bërë për një arsye më profesionale sesa personale.
Ne të intv.al aluduam fillimisht se u bë për të promovuar projektin e ri të Zayn që do të publikohet me datë 12 prill dhe këtë mendim sapo e përforcoi sajti i njohur MTV, duke theksuar se kjo është arsyeja e vërtetë e fshirjes së të gjitha postimeve në Instagramin e Zayn.

Pra këngëtari do të përqëndrohet “kokë e këmbë” te projekti i tij i ri, pa u ndikuar nga ndarja. Ne do të vazhdojmë të ndezim një qiri në kujtim të të gjitha fotove dhe videove të fshira nga Zayn!

zayn1.png

Article Logic
Execution time: 0.0030031204223633