INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulohet libri që u bë shkak për arrestimin e punonjësve të MPJ

Zbulohet libri që u bë shkak për arrestimin e punonjësve të MPJ

Publikuar më: 10:54 15-11-2016

Nuk ka patur hartë të Shqipërisë së madhe në librat që dërguan në Greqi shoferët e Ministrisë së Jashtme. E kjo është faqja e librit që u dyshua nga grekët si e tillë, që në fakt duket qartë që kjo nuk është Shqipëria e madhe. Ky libër detyroi grekët të arrestohin dy shoferët e MPJ që më pas dhe i liruan se kuptuan që ajo që pretenduan nuk ishte e vërtetë.
Shoferët, Altin Tafa dhe Agim Asllani një ditë më parë transportonin tekste Abetaresh dhe libra në gjuhën shqipe.
Këto ishin tekste që dërgohen çdo vit në Greqi për kurset e gjuhës shqipe.
Një ditë më parë ambasadori Dashnor Dervishi në një intervistë telefonike për In TV pohoi faktin se ngjarja ndodhi në kufi të dy vendve në Janinë dhe pas verifikimeve policia helene i liroi të arrestuarit.
Ndërsa konsulli shqiptar në Janinë ka thënë për Gazetën Shqiptare se dy shoferët janë kthyer në Shqipëri dhe do të vijojnë punën normalisht.
"Bashkëpunimi im me policinë dhe drejtësinë ka qenë maksimal, brenda ligjeve të shtetit pritës, brenda konventës së Vjenës edhe midis shtetit shqiptar si diplomat i shtetit shqiptar i akredituar në Janinë", tha Vasili.
Zoti Vasili ka theksuar se policia greke është sjellë mjaft mirë me dy shoferët shqiptarë, duke përjashtuar çdo rast dhune.

Article Logic
Execution time: 0.0030591487884521