INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ligji i ri: Në rast dhune ndaj fëmijëve, pezullohet e drejta e prindërimit!

Ligji i ri: Në rast dhune ndaj fëmijëve, pezullohet e drejta e prindërimit!

Publikuar më: 10:49 15-11-2016

Ligji i ri për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve paraqet masa drastike.

Në të janë parashikuar deri tek pezullimi i të drejtës së prindërve për t’u kujdesur për fëmijët në rast dhune apo neglizhence ndaj këtyre të fundit. Ky ligj është prezantuar nga Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi në komisionin e integrimit dhe është theksuar se këto masa nuk parashikojnë vetëm prindërit, por edhe mjekët, mësuesit apo edukatorët. Kjo vlen nëse ata nuk raportojnë raste të dhunës që vënë re tek fëmijët. Ligji dëshmon qartë se do të ketë sanksione ndaj çdo lloj shfrytëzimi që iu bëhet fëmijëve si dhe tregon si duhet të veprojnë institucionet nëse fëmija vjen në shkollë i dhunuar nga familja. Ligji për mbrojtjen e fëmijëve është depozituar në Kuvend dhe pret miratimin nga parlamenti.

Article Logic
Execution time: 0.0039229393005371