INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulohet këmbana më e madhe e botës. E pa besueshme pesha e saj [FOTO]

Zbulohet këmbana më e madhe e botës. E pa besueshme pesha e saj [FOTO]

Publikuar më: 15:14 21-09-2018

Peshon 55 ton dhe është një nga zbulimet më të rëndësishme. Kjo është këmbana më e madhe në botë e prodhuar në qytetin polak të Krakovës. Ajo do të instalohet në një vend të pelegrinazhit të madh në Brazil.
“Vox Patris”, 4 metra e lartë dhe me diametër 4.5 metra, do të vendoset në Bazilikën e Atit të Përjetshëm në qytetin Trindade, raportoi pronari i saj Piotr Olszewski.
Prodhuar nga bakri dhe kallaji, do të aktivizohet nga katër motorë dhe sapo të instalohet do të jetë pjesë e një kulle 100 metra të lartë. Përgatitjet dhe testet e këmbanës zgjatën pothuajse katër vjet. Sfida tani është transporti i këmbanës gjigande në Brazil me anije, një udhëtim që pritet të marrë një vit.

kamb_1.jpgkambana_2.jpg

kamban3.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0030720233917236