INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përfaqësuesit e lartë të PPE: Parandaloni krimin, ja ç'duhet të bëni më peshqit e mëdhenj!

Përfaqësuesit e lartë të PPE: Parandaloni krimin, ja ç'duhet të bëni më peshqit e mëdhenj!

Publikuar më: 15:08 21-09-2018

Dy prej përfaqësuesve të lartë të PPE, Sekretari për Marrëdhëniet me Jashtë, Patrick Voller dhe Presidentja e Grave të Partisë Popullore Europiane, Doris Pack, vunë në dukje në Tiranë se me krim të organizuar që i sjell Shqipërisë dhe Europës destabilitet, integrimi europian do të vonohet edhe më shumë.
Pack foli edhe për situatën e rëndë të krimit në Shkodër, duke vënë në dukje ekzistencën e bandave mafioze, vrasjeve, pengmarrjeve, situatës së rëndë të krimti ën Vlorë dhe mosveprimti të qeverisë për të siguruar jetën e njerëzve. Duke iu referuar këtij realiteti, Doris Pack ishte kritike me kolegët e saj europianë.

“Dekriminalizimi i politikës është kyç për Shqipërinë dhe ligjet e miratuara duhet të vihen në zbatim.”-u shpreh Voller, i cili vuri komentoi me tone kritike ngjarjet e fundit në prokurori.

“Forcimi i shtetit të së drejtës, lufta kundër korrupsionit, pavarësia në sistemin gjyqësor duhet të shënojë progres, por transferimi i prokurorëve siç ndodhi dje, nuk është një shenjë e mirë. Le të themi se peshqit e mëdhenj dhe të paprekshmit, duhet çohen përpara drejtësisë.”- u shpreh Sekretari për Marrëdhëniet me Jashtë në Partinë Popullore Europiane.

Presidentja e Forumit të Grave të PPE, Doris Pack, vuri në dukje se Shqipëria ka bërë hapa prapa, e cila shprehu shqetësim për veprimet e papranueshme të prokurorisë për mbylljen e dosjeve Tahiri dhe Shullazi.

“Kryeprokurorja e përkohshme po i nxjerr jashtë loje prokurorët që duhet të përballen me kriminelë të rrezikshëm dhe i dërgon ata në detyra të tjera. Ky është një simbol që tregon për veprime për të mos respektuar drejtësinë dhe për t’i shpëtuar daljes para gjykatës dhe sigurisht që është diçka që s’mund të pranohet.”- tha Presidentja e Forumit të Grave në PPE.

Article Logic
Execution time: 0.00323486328125