INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulohet grupi i “skifterëve” adoleshentë që vidhte çadrat e pushuesve në plazhin e Shëngjinit

Zbulohet grupi i “skifterëve” adoleshentë që vidhte çadrat e pushuesve në plazhin e Shëngjinit

Publikuar më: 15:13 20-08-2017

Katër adoleshentë nga Lezha dyshohet se janë autorë të vjedhjeve të kryera në plazhin e Shëngjinit. Djemtë e moshës nga 14 deri në 16 vjeç realizonin vjedhjen e sendeve të pushuesve si euro, para dhe sende të tjera personale nga çadrat. Operacioni i koduar “Çadrat” ka çuar në identifikimin e autorëve ndërkohë që vetëm njëri prej tyre është ndaluar. Dy persona janë shpallur në kërkim si dhe një tjetër po procedohet në gjendje të lirë. Në pranga të policisë ka rënë P.D. ( me preçedent të mëparshëm penale ) i moshës 14 vjeç. Shtetasi B.Ç. 16 vjeç u shpall në kërkim ndërkohë që punohet për kapjen e shtetasit M.P. 16 vjeç. Në gjendje të lirë po ndiqet shtetasi E.Gj. 15 vjeç. Sipas policisë nga veprimet hetimore të kryera deri tani,është arritur të dokumentohet autorësia e disa vjedhjeve të ndodhura në plazhin e Shëngjinit. Në datën 18 gusht në Shëngjin, adoleshentët i kanë vjedhur 600 euro, 7000 lekë dhe dy telefona celular shtetasit A.B. Ndërsa në datën 16 gusht në plazhin e Kunës –kanë vjedhur 1140 dollar, 130 euro, 24.000 lekë, tre telefona celular dhe dokumente të ndryshme të shtetasit A.B. Po kështu dyshohet se të rinjtë tentuan 10 ditë më parë të vjedhin fenerin e mjetit BMË në pronësi shtetasit D.S. Po kështu në datën 2 gusht në plazhin e Shëngjinit ata dyshohet se i kanë vjedhur 100 euro, 4000 lekë dhe një telefon celular Samsung, shtetasit A.V.

Article Logic
Execution time: 0.0035789012908936